Kanosje dhe armë ilegale, Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai u ndalua të mërkurën dhe dyshohet për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Lajmin për kërkesën për paraburgim e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Këngëtari u arrestua të mërkurën dhe u dërgua në mbajtje, kishte njoftuar policia.

Ndërkaq, Prokuroria njoftoi se ai u ndalua për 48 orë dhe dyshohet për tri vepra penale.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.

Të tjera

Aktuale

Takimi Sorensen-Kurti, flet shefi i zyrës së BE’së

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo

Lajme

SHBA bombardon një ishull të Iranit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump në

Aktuale

Fundjavë me diell, temperaturat shkojnë deri në 18 gradë

Mot me diell pritet këtë fundjavë