Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për kontratat njëburimore, duke i cilësuar veprimet e tyre si të kundërligjshme.
Haradinaj ka akuzuar qeverinë Kurti për ‘vjedhjen’ e tenderëve, ndërsa ka thënë se shumë prej tyre do të përfundojnë në burg për korrupsion.
Madje, ai ka përmendur edhe përplasjet e Kurtit me institucionet e drejtësisë në vend.
“Unë besoj që shumë prej tyre kanë me përfundu në burg për tenderët njëburimor”, tha Haradinaj.
“Sa here që prokuroria e heton për korrupsion, a e keni vërejt që Kurti e sulmon prokurorinë”, ka thënë Haradinaj.
I pyetur se a mund të përfundojë kryeministri aktual në burg, Haradinaj është shprehur i bindur se ai është i përfshirë në korrupsion dhe se për këtë duhet të përfundojë në burg.
“Kurti është kandidat shumë serioz me përfundu në burg për korrupsion”, ka thënë Haradinaj para mërgatës në Gjermani.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing