Në total, deputetët e Kuvendit kanë shpenëzuar 1 milion e 158 mijë e 70 euro gjatë kësaj periudhe.Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i cili vjen nga Komuna e Skënderajt nuk e ka kursyer buxhetin e shtetit për udhëtimin e tij.
Ai ka marrë nga shteti plot 11 mijë e 660 euro për shpenzimet e naftës.
Ndryshe, të enjten e kaluar, është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante. Publikimi i kësaj liste ka ngjallur reagime të shumta dhe nga deputetët është kërkuar që t’i kthejnë paratë./Botapress.info/