Një aksident ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Prizren, ku një kamion cisternë është futur në traken e gabuar dhe është përplasur me anësoret e autostradës. Një video ka ardhur në adresën e Gazetës Metro, ku një kamion siç duket cisternë, ka hyrë në anën e kundërt të rrugës dhe më pastaj është përplasur në anësoret e rrugës.
Gazeta ka kontaktuar policinë, por ende s’ka marrë përgjigje./Botapress.info/