Një person me profesion kameraman, ka raportuar se derisa ka përcjell një ndeshje futbolli, nga vetura e tij janë vjedhur dy kamera profesionale, një tripod (mbajtës i kamerave), dy çanta të kamerave, një monitor.
Policia e Kosovës njoftoi përmes raportit të saj 24-orësh se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00, në Lipjan.
Po ashtu, Policia tregoi se ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin e PK-së./Botapress.info/