Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar letër të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëdimor, Gabriel Escobarit
Më anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka njoftuar se përmes kësaj letre publike, ka kërkuar përfshirjen e Luginës së Preshevës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti ka njoftuar se këtë letër do t’ia dërgojë edhe Josep Borrellit, ndermjetësuesi në dialog nga BE, dhe kryetares së KE-së, Ursula Von Der Leyen.
“Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogut të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamikë të re, në pritje që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet, në dialogun të cilin e quan si mundësi e fundit pë të zgjidhur çështjen e shqiptarëve, sot, përmes kësaj letre, iu drejtova të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriell Eskobar.
Një letër me përmbajtje të njëjtë, do tia përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian”, ka shkruar Kamberi.