Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se do të kandidojë edhe për një mandat të ri në zgjedhjet e reja parlamentare në Serbi, që do të mbahen më 3 prill.
Kështu ka njoftuar vetë Kamberi përmes një postimi në Facebook.
“KANDIDOJ PËR MANDAT TË RI ! Falenderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi. Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë. Vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi.Faleminderit të gjithë juve që po më përkrahni masivisht për një mandat të ri.Kjo më jep forcë, kurajo dhe besim. Vazhdojmë bashkë!”, ka shkruar ai./Botapress.info/
LEXO EDHE KETE
Ambasadori amerikan uron Kosovën: Të arriturat përgjatë 14 viteve janë asgjë më pak se mrekulli