Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë që gjatë kësaj fushate ka punuar në tri ndërrime. Kështu u shpreh ai, derisa u pyet se a ka qëndruar mbrëmë në Mitrovicë, teksa shtoi se është përpjekur që të vëzhgojë përgatitjet për zgjedhje.
Këto deklarime ai i bëri pasi ka ushtruar të drejtën e votës, ku u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.
“Gjatë kësaj fushate unë kam punuar në tri ndërrime, pra anë e mbanë komunave të Kosovës, dhe jam përpjekur që të vëzhgojë përgatitjet për zgjedhje sepse zgjedhjet komunale, lokale janë më pak të rëndësishme se sa ato parlamentare, qendrore, duke qenë se qytertarët e Republikës janë njëkohësisht janë edhe banorë të komunave, dhe është tejet e rëndësishme, për mirëqenien, dinjitetin dhe cilësinë e jetesës në përgjithësi se cfarë kryetarë të komunave do të kenë. Fletëvotimi ishte i thjeshtë, i kishte vetëm dy emra, njëri prej tyre doemos bëhet kryetarë në mbrëmje, andaj edhe një herë i ftojë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për ta zgjedhur krtyetarin e komunës së tyre. 18 komuna ku mbahen zgjedhjet sot në balotazh janë më pak se gjysma e Kosovës, por nëse shikoni se për të cilat komuna bëhet fjalë është e qartë se mbase mbi 80 për qind të popullsisë së Republikës”, ka deklaruar Kurti.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike