Takimi i emisarëve specialë dhe kryeministrit Albin Kurti tashmë ka përfundur. E pas takimit ka folur Miroslav Lajçak, i cili dha ca informacione në lidhje me atë se çfarë u diskutua brenda, ndonëse u rezervua në deklarim.
Ai tha se ishte një diskutim i vështirë dhe i gjatë, por i sinqertë.
Tutje Lajçak duket të jetë ndarë jo aq mirë nga takimi me Kurtin pasi tha se ka pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë e ofruara nga propozimi franko-gjerman, që tash është edhe propozim i Brukselit.
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO s’ka të bëjë asgjë me Serbinë
Një fjali lë të nënkuptohet se është kritikë ndaj kryeministrit kosovar.
“Jemi në mes të misionit tonë, ne do të vazhdojmë për në Beograd. S’ka shumë çka mund të them. Sidoqoftë, çka mund të them në këtë pikë është që ne kemi pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë e ofruara nga ky propozim. Shpresoj që do të arrijmë aty te mirëkuptimi i plotë dhe shfrytëzimi i plotë i mundësive të këtij propozimi. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë.” – vlerësoi z. Lajçak.