Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga dhuna edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.
E tmerrshme: Një 30-vjeçar në Ferizaj, sulmoi seksualisht një 13-vjeçare
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, ku një 31-vjeçare ka deklaruar në Polici se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin ka tre fëmijë.
Gazeta mëson se gjithçka ka ndodhur pasi i dyshuari fillimisht kishte kërkuar të flasë me fëmijët në telefon, por që kishte qenë e pamundur për shkak se fëmijët ishin duke lozur.
Në shenjë revolte, i dyshuari i është drejtuar 31-vjeçares me fjalët “kush je ti që po m’i ndal fëmijët me folë, kam me ardhë me të ngrehë zhag e me të bo për kolicë”.
E shqetësuar nga kërcënimet e ish-bashkëshortit, gruaja është drejtuar në Polici, ku ka rrëfyer gjithçka që ka ndodhur.
Njësitet policore kanë futur të dyshuarin në stop listë, pasi që i njëjti ndodhet jashtë shtetit dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Dhunë në familje’./Botapress.info/