Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë disa krahasime, teksa ka vënë dallimet ndërmjet “Aferës Pronto” dhe “Aferës Zdravo”, në kohën kur Qeveria Kurti po përballet me kritika të shumta, e Kosova me masa ndëshkuese prej Bashkimit Evropian, transmeton Botapress.
Në “Aferën Pronto”, Kajtazi thotë se personazhet kryesorë ishin zyrtarë të lartë të PDK-së, duke filluar nga kryeministri, kryekuvendari e shefi i grupit parlamentar, për të cilët nuk na ndonjë dyshim sa i përket biografisë së tyre kombëtare.
Në anën tjetër, në “Aferën Zdravo”, ku në qendër të saj janë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit, sipas Kajtazit, personazh është krimineli serb, Millan Radojiçiq, i cili është i sanksionuar nga ShBA-të.
“Me krahasu tash në rastin e Znj. Kusari-Lila, duhet me e ba dallimin kush me kë kanë fol në rastin Pronto. Kryeministri, Kryeparlamentari, shefi i grupit parlamentar, ministra, akivist të PDK-së. Të gjithë njerëz të këtij vendi, shumica prej tyre njerëz të luftës. Pa asnjë dyshim në biografinë e tyre kombëtare. Rasti knej, personazh është Milan Radojciq, personazh i famshëm, njeri në listën e zezë të ShBA-së, të Britanisë së Madhe. I ndjekur në Kosovë penalisht, i dyshuar për organizim të vrasjes të një politikani serb, Oliver Ivanoviq”, tha ai.
“Qysh flet ti me ta? Ti po e konfirmon që ke fole, qa ke fol me të. Me çfarë guximi ti flet me një njeri që është në listën e zezë të Amerikës. Na mund të flasim me Milan Radojciqin përdit, sot me kënaqësi e kisha intervistu me pranu ai, se na jemi gazetarë. Ti si shefe e grupit parlamentarë pse, pse? Përmbajtja mu po më intereson, guximi. Dhe ty tash del të ekspozon lakuriq një incizim që ta ka ba një vartës i Milan Radoiciqit. Lakuriq e ka ekspozu. Edhe e ki situatën tash kur pushteti komplet tash qohen e mbrojnë veten edhe Mimoza Kusarin, ndonëse janë në koordinim edhe në komunikim me Milan Radociqin”, shtoi Kajtazi.