Gazetari, Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj tentim sulmit që iu bë sot kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Sipas tij kjo erdhi si pasojë e fushatë linçuese të pushtetit dhe strukturave militante të partisë në pushtet.
“Tentim sulmi kundër Rrahman Jasharit, është pasojë e një fushate linçuese të pushtetit dhe strukturave militante. Fushata të tilla bëhen për ta bërë sulmin më të pranueshëm për masën. Krejt çka ka mbetur është “ekzekutimi” i “armikut te brendshëm” për kënaqësi te pushtetit”, ka shkayr Kajtazi në Twitter.
Vizita e Këshilli Grevist në shkollën fillore e të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, nuk ka kaluar si duhet.
Aty është tentuar të sulmohet kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj./Botapress.info/