Gazetari Vehbi Kajtazi ka eagar ndaj deklaratave të kreut të veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, i cili në një postim në Facebook mbrëmë kishte deklaruar se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.
Kajtazi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe njëkohësisht e dënueshme.
Ndër të tjera ai ka thënë se Prokuroria e Shtetit duhet të merret me kreun e veteranëve të UÇK-së.Kjo deklaratë e Klinakut, ngjalli reagime të shumta. Pas publikimit të kësaj bisede Klinaku u kap me mediat.
“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?”, ka shkruar Klinaku
Në fund, ai deklaroi se Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të.