Gazetari Vehbi Kajtazi i shtoi edhe një pikëpamje çështjes së zëvendës ministrit të emëruar Radoica Radomirovic nga kryeministri Albin Kurti.
Raportimi i Nacionales se Radoica Radomirovic, nga Leposaviqi, një herësh pjesëtar i ushtrisë jugosllave gjatë luftës në Kosovë, është emëruar zëvendësministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, është shoqëruar me reagime të ashpra në opinionin publik.
Për këtë rast ka reaguar edhe gazetari Vehbi Kajtazi, i cili ka shkruar se Radomiroviq kishe shërbyer në kazermën në Mitrovicë, atje ku – siç ka shkruar Kajtazi – ushtria serbe ishte nisur për masakrimin e Jasharëve.
“Me përshkru situatën e vitit 1998 kur Familja Jashari ishte vene nen sulmin masiv te ushtrise serbe: Nga kazerma në Mitrovicë, ku shërbente zv/ministri serb i emëruar nga Kurti, ushtria serbe ishte nisur për masakrimin e Jasharëve… Pasojat dihen. Ushtari i Serbise i cili sherbente ne kazermen qe kishte nisur shfatosjen e Jasharajve, sot eshte zevendesminister ne Qeverine e Albin Kurtit”, – shkroi gazetari Kajtazi në Facebook.
Radomirovic ishte shprehur se nuk ka shërbyer në luftime si pjesëtar i asokohe ushtrisë jugosllave. Arsyetim i ngjashëm ishte shprehur edhe nga qeveria se ai kishte punuar vetëm si kontabilist.