Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar aksionin e policisë në dy depo për rritjen e çmimit të vajit.Ai e ka quajtur skandaloz veprim e policisë, ku sipas tij Prokuroria së bashku me PK-në ju nënshtruan qeverisë.
“Me i bastis depot me polici se a keni vaj është skandaloze dhe nuk mundet me polici me rregullua tregun. Vetëm një operatorë e ka rrit çmimin 3.49 euro, operatorë tjerë kanë pasur vaj nga 1.49 euro deri në 2.49 euro dhe ai çmim është bërë viral dhe ka ndikuar. Prokuroria ju ka nënshtruar aparatit shtetërore ndaj I kanë nxjerr policët krimet ekonomike nëpër depo, është e pamoralshme me i rrit çmimet në krizën e madhe”.
Kajtazi ndër të tjera ka kërkuar që Administrata Tatimore të bëjë inspektime më të shpeshta te operatori që e rriti çmimin e vajit në 3.49 euro.