Analisti politik, Vehbi Kajtazi, vlerëson se pozita dhe opozita do të duhej të kishte qëndrim unik përballë Serbisë në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje.
“Në një situatë kur flitet për dialog me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje, natyrisht do të duhej të mos kishte dallime mes pozitës dhe opozitës – të kishte një qëndrim unik përballë Serbisë që po duhet me nda hise në shtetin tonë”, u shpreh Kajtazi.
Kajtazi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se kjo gjë nuk ka ndodhur në të kaluarën e nuk po ndodhë as tani.
Megjithatë, sipas Kajtazit dy liderët opozitarë, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Memli Krasniqi i PDK-së nuk kanë fuqi në partitë e tyre për çka i konsideron edhe si ushtrues detyre të kryetarit.