Gjykata Kushtetuese të premten ka publikuar vendimin ku shpallet antikushtetues Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pasi janë gjetur shkelje flagrante të disa pikave kyçe të Kushtetutës që kanë të bëjnë me Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Avokatit të Popullit e shumë nene të tjera.
Lidhur me këtë, ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se gjykata e ka shtyrë vendimin me arsyetimin se u ka rrjedhë informacion, pasi sipas raportimit të mediumit Paparaci, vendimi ishte marrë shumë më herët.
Ai shprehet se “qeveria autokrate mori një tjetër goditje të rëndë”.
Veç kësaj, Kajtazi ka paralajmëruar se javën e ardhshme, pushteti do të marrë një goditje vendimtare.
Para nje muaji Paparaci ka publikuar nje shkrim se Gjykata Kushtetuese ka rrezuar ne teresi ligjin per keshillin prokurorial. Ka konstatu se eshte antikushtetues.
Por, gjykata e shtyu publikimin me arsyetimin se u rrodhi informacioni.
Sot u konfirmua raportimi i Paparacit. Kesisoj, qeveria autokrate mori nje goditje tjeter tjeter te rende.
Javen, tjeter pushteti pritet ta marre nje goditje vendimtare. /Botapress.info/