Gazetari, Vehbi Kajtazi ka thënë se nëse SHBA kërkon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë atëherë qeveria duhet t’i lejojë, derisa ka thënë se partitë politike nuk duhet të ushtrojnë trysni ndaj kryeministrit Albin Kurti, për deklaratat e tij në opozitë.
Tutje ai ka thënë se nuk duhet të merren vendime populliste nga qeveria për ti kënaqur militantët.Ai tutje tha se Kosova duhet të insistojë që këto zgjedhje të jenë të fundit, deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
“Kosova duhet të ketë marrëveshje me SHBA-në për këtë çështje dhe nëse na kërkojnë me i lejua zgjedhjet ne duhet mi lejua dhe nëse kemi mbështetjen e tyre me i ndalu ne duhet me i ndalu, por siç po shihet ka kërkesë prej SHBA-së se duhet me i lejua këto zgjedhje. Ne nuk do të duhej që t’i themi jo kërkesës së Amerikës për këtë çështje dhe Kosova duhet të insistojë që këto zgjedhje të jenë të fundit derisa të rregullohet me një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
Tutje, Kajtazi ka thënë se më e udhës është të lejohet mbajtja e zgjedhjeve se të sfidohet shteti.
“Nëse ngulim këmbë atëherë kemi me pasur pasoja dhe kjo është situate më e rëndë që e ka pasur qeveria e Kosovës. Më mirë është mbahen zgjedhjet se sat ë sfidohet shteti”./Botapress.info/