Gazetari Vehbi Kajtazi, ka komentuar shtyerjen e afatit për targat për dy ditë, kërkesë e SHBA-së të cilën Kurti e pranoi mbrëmë.
Kajtazi ka thënë se kryeministri Kurti, herën e parë kishte refuzuar kërkesën e SHBA-së për shtyrje të afatit për targat, duke shpresuar që këtë ta zgjidh me Borrellin dhe Vuçiqin.
Tutje, ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Amerika nxori sërish Kosovën nga balta edhe kur Kurti e injoroi.
Mesnatën e së martës, kryeministri Kurti vendosi ta shtyjë vendimin për targat për 48 orë.Kurti në Tëitter ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkushtimin e angazhimin.
“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjobës për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter./Botapress.info/