Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, viziton sot Shqipërinë për të zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë.
Vizita e Kallas fillon me një takim në orën 8:50 me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, në Presidencë. Pas këtij takimi, Kallas do të drejtohet në Kryeministri, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.
Një nga momentet kyçe të vizitës është firmosja e marrëveshjes për financimin e projektit të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, që është pjesë e Korridorit VIII. Ky projekt është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e lidhjeve rajonale.
Pas këtij momenti, Kallas do të zhvillojë takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ajo do të marrë pjesë gjithashtu në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë dhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve.
Kallas do të përfundojë vizitën e saj në Shqipëri me një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës. Pas kësaj vizite, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës, pas takimeve që pati në Malin e Zi si pjesë e turit të saj të parë ballkanik.



Të tjera
Lajme
20% të numëruara: Kurti dyfishin e votave të Hamzës, kaq kanë marrë Vjosa Osmani dhe Ardian Gjini
Janë procesuar 19,62% e votave të
Aktuale
“Kosovarët janë lodhur nga bixhozi politik”, mediat zvicerane mbi zgjedhjet në Kosovë
Gazetat zvicerane i kushtuan vëmendje të
Aktuale
ASK: Më pak nxënës dhe studentë sesa një vit më parë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)