Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, viziton sot Shqipërinë për të zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë.
Vizita e Kallas fillon me një takim në orën 8:50 me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, në Presidencë. Pas këtij takimi, Kallas do të drejtohet në Kryeministri, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.
Një nga momentet kyçe të vizitës është firmosja e marrëveshjes për financimin e projektit të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, që është pjesë e Korridorit VIII. Ky projekt është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e lidhjeve rajonale.
Pas këtij momenti, Kallas do të zhvillojë takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ajo do të marrë pjesë gjithashtu në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë dhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve.
Kallas do të përfundojë vizitën e saj në Shqipëri me një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës. Pas kësaj vizite, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës, pas takimeve që pati në Malin e Zi si pjesë e turit të saj të parë ballkanik.



Të tjera
Shëndetësi
Cila është metoda për t’iu rikthyer gjumit pasi të zgjoheni natën?
Një mjek britanik ka ndarë një
Aktuale
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Showbiz
E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit
Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura