Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga një aksion policor që ka zbuluar një aktivitet të paligjshëm bixhozi në një lokal në qytetin e Podujevës, ku përmes telefonëve celularë dhe faqeve online zhvilloheshin lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin.
Burime brenda hetuesisë tregojnë se dje rreth orës 17:30, Policia ka pranuar informacion se në kafiterinë “GAGI” në rrugën “Nuhi Gashi” po zhvillohej veprimtari e paligjshme e lojërave të fatit, përmes skemave online.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes dhe me lejen e pronarit të lokalit, Granit Hoxha, njësitë relevante kanë kryer kontroll të detajuar dhe kanë konstatuar se përmes faqeve të internetit në telefona, klientëve u mundësohej të luanin lojëra të fatit ilegalisht.
Të dyshuar në këtë rast janë: Granit Hoxha, 34-vjeçar, pronar i lokalit dhe Petrit Behrami, 32-vjeçar, i përfshirë në organizim
Të dy janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa në cilësinë e dëshmitarëve janë marrë edhe disa persona të pranishëm në lokal, përfshirë Labinot Cakiqi, Altin Behrami, J.H., Arton Hoxha dhe Hysen Avdyli.
Si prova materiale, janë konfiskuar telefonat e dy të dyshuarve, ndërsa ndaj dëshmitarëve nuk janë marrë masa ndëshkuese, pasi nuk rezulton të kenë shpërndarë faqet ilegale.
Me vendim të prokurorit, ndaj dy të dyshuarve është inicuar rasti penal për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa ata janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet janë në zhvillim.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së