Shumë të rinj dhe të reja së shpejti do të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.Mbi 9 mijë policë të Kosovës, së shpejti do të kenë edhe një numër më të madh bashkë me pjesëtarët e gjeneratës së 57-të të PK-së, të cilët janë në kuadër të Akademisë së Policisë së Kosovës.
E të njëjtit për të arritur këtë qëllim në shumë raste nuk i ka ndaluar as moti i ligë. Njëjtë ka ndodhur edhe sot, ku ata janë parë duke kryer ushtrimet fizike derisa binte shi e gjatë tërë kohës kishte rrufe.
Ndryshe ndër vite, Policia e Kosovës vazhdon të jetë ndër institucionet më të besueshme nga ana e qytetarëve të Kosovës./Botapress.info/