Huaxi llogaritet të jetë fshati më i pasur në botë, e cili u krijua në vitin 1961 brenda eksperiment social, të krijuar nga një popullsi socialiste, e cila gjendet në Kinë, shkruan Gazeta Botapress.
Një fshat me arsim e kujdes shëndetësor falas dhe që ka aeroplanë dhe planifikon të blejë edhe anije. Një rrokaqiell prej 72 kateve, taksi helikopter, një park dhe rreshta të gjatë të vilave. Kjo është e tepruar për një fshat që quhet Huaxi, një vend në Kinën lindore. Ky fshat njihet si fshati më i pasur në Kinë. Secili banor i këtij fshati ka më shumë se një milion yan (monedha në Kinë) në banka.
Fshati administrohet nga qyteti Jiangyin në Provincën Jiangsu, një rajon bregdetar i njohur tradicionalisht për burimet e bollshme bujqësore dhe peizazhet e bukura.
Ky fshat është larg dy orë me veturë nga Shangai. Për vite të tëra, Huaxi është përdorur nga autoritetet kineze si një vitrinë e suksesit për të provuar se si regjimi komunist ka kthyer një fshat të varfër në një rajon super të pasur për një gjysmë shekulli./Botapress.info/