“Ka prova materiale që e lidhin të akuzuarin e parë, Ljupço Palevski Palço, me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi”.
Këtë e thanë sot prokuroret Zhaklina Krstevska Josifovska dhe Ana Stojkovic Dimitrovska, para fillimit të seancës së re gjyqësore.
Ata për herë të parë u deklaruan publikisht që nga fillimi i gjykimit, ndërsa komentuan edhe pretendimin e të akuzuarit Vlatko Keshishev, i cili dorëzoi deklaratë të re ku thuhet se Palevski nuk ka qenë në vendin e vrasjes, por ka fjetur në parti.
“Kjo deklaratë nuk ka vlerë provuese dhe të pandehurit do të kenë mundësi të paraqesin mbrojtjen e tyre gjatë gjykimit”, tha prokurorja Stojkoviq Dimitrovska.
Sipas aktakuzës, Keshishev ka dërguar policinë në vendin ku janë varrosur viktimat dhe paraprakisht ka deklaruar se Palevski është autor i vrasjeve. Por versioni i tij i ri e mohon këtë pretendim.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is