Gazetari Naim Fetaj nga Strellci i Epërm ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Botapress.info
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai ka shkruar se sot mori një lajm të hidhur për ikjen nga jeta të shkrimtarit, Naim Fetaj.
Postimi i plotë:
Lajm i hidhur ndarja nga jeta e bashkëfshatarit tonë, intelektualit, veprimtarit, shkrimtarit e gazetarit z.Naim Fetaj.
Naim sot je nda fizikisht nga ne, nga familja jote, nga shoqëria jote që shumë të respektuan, por vepra e jote do të kujtohet përjetësisht.
U prefsh në paqe poet, kushëri e atdhetar i devotshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Fetaj , shoqërisë , bashkëfshatareve të Strellcit dhe bashkëpunëtorëve të shumtë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Naimin.