Shefi i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se kryeministri i vendit Albin Kurti, i ka hyrë garës pa asnjë përgatitje.
Këtë veprim të Kurtit, Krasniqi e quan nënçmim të votuesve.
“Ju po thonë Kurti ka hyrë në garë i relaksuar, unë po them ka hyrë i pa përgatitur, sepse njeriu nuk hyn në fushtë pa pas program sepse në atë kuptim ti i nënçmon qytetarët duke i konsideru që vota e tyre është vota e tij”, tha ai.
Krasniqi tha se partitë opozitare me programet e prezentuara po u ofrojnë zgjidhje qytetarëve në vend, vetëm kryeministri po parashtron kërkesë.
“Nëse ti u thu qyterëve unë skam program por duhet me me votu për mendimin tim është nëncmim është ofendim për ta. Por në anën tjetër unë e them për dallim nga ne partive që jemi në garë ne kemi ofertë vetëm kryeministri ka kërkesë. Ne po u ofrojmë qytetarëve, ai po ju kërkon qytetarëve, na po thojmë qikjo është oferta ai po ju thotë po i du 500 mijë vota”, tha Krasniqi.



Të tjera
Aktuale
Ligji për Automjetet dhe të Huajt, policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen
Ka nisur zbatimi i plotë i
Aktuale
Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është
Lajme
Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq
Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet