Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për raportet që ka pasur me emisarin Grenell dhe me administratën Trump.
Ai ka thënë se raportet e Kosovës janë të shkëlqyera me Amerikën.
Kurti tha se Richard Grenell është emëruar me detyra në Kore të Jugut, Venezuelë e misione të posaçme. Sipas tij, e kaluara nuk do të ndikojë në raportet aktuale.
“Në raport me Amerikën kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme, që nuk janë vetëm në diplomaci por edhe të mbrojtjes e zhvillimit. Në fushën e mbrojtjes po bëjmë më shumë blerje. Po bëjmë trajnime të ndryshme. Nuk shoh kurrfarë vështirësish për marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, që janë partneri ynë kryesor. Unë nuk besoj që do të ndikojnë në raportet tona. Ish-emisari Grenell ka detyrë për Korenë e Jugut, Venezuelën dhe misione të posaçme, është e rëndësishme çfarë emërime të reja do të ketë në administratë”, tha Kurti.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo