Analisti Jusuf Thaçi beson se në komunën e Fushë Kosovës do të ketë befasi sa i përket garës mes LDK-së dhe VV-së për të parin e komunës.
Thaçi thotë se është i bindur se Fushë Kosovë do të jetë befasi në këtë garë.
“Në balotazh kurgjo nuk dihet, asgjë s’ka përfunduar. Mundet me pas befasi. Kam thënë edhe unë jam i bindur që Fushë Kosova ka me qenë befasi. Kur njerëz të caktuar janë në pushtet për kohë të gjatë e fitojnë gjithmonë në raundin e parë pa balotazh, e në momentin që futet në balotazh atëherë ndodh një mobilizim i të gjithëve për ta përmbysur aty”, potencoi Thaçi.
Ndryshe, Burim Berisha nga LDK ka fituar 49.71% ndërsa Enver Bajçinca nga VV ka fituar 25.59% të votave.