Analisti amerikan, profesori Edward P. Joseph, i cili njeh jashtëzakonisht mirë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të SHBA-së për të suspenduar Dialogun Strategjik që ishte planifikuar të niste me Kosovën, shkruan Express.
Jospeh në reagimin e tij e ka cilësuar këtë si vëmendje të SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Kush po thotë që Administrata s’po merret fare me Ballkanin?”, ka shkruar Joseph duke shpërndarë qëndrimin e të premtes të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Dje Ambasda ka njoftuar se “Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”./Express/



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive