Jose Mourinho ia ka shkëputur kontratën një lojtarit të Fenerbahces vetëm disa ditë para takimit me ish-klubin e tij Manchester United.
Mourinho u emërua në krye të Fenerbahces gjatë muajit qershor dhe nuk humbi kohë për të lënë shenja tek ekipi i ri, duke sjellë një numër lojtarësh të rinj.
Transferimet kryesore të gjigantit turk gjatë verës përfshijnë marrëveshjet e huazimit për Allan Saint-Maximin, Filip Kositc dhe Sofyan Amrabat, teksa u kompletuan edhe marrëveshjet për transferimin e dy sulmuesve Youssef En Nesyri dhe Cenk Tosun.
Fenerbahce momentalisht mban vendin e katërt në renditje pas shtatë ndeshjeve të luajtura me 16 pikë të tubuara.
Ndeshja e tyre e ardhshme do të jetë në udhëtim ndaj Samsunsporit para duelit në Ligën e Evropës ndaj Manchester Unitedit në stadiumin ‘Sukru Saracoglu’.

27-vjeçari një produkt i akademisë së Liverpoolit, iu bashkua Fenerbahces në vitin 2023 duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare.
Sidoqoftë, ai ka luajtur në vetëm 18 ndeshje sezonin e kaluar me Ismail Kartal që u preferua më shumë në atë pozicion.
Situata nuk ndryshoi as me ardhjen e Mourinhos i cili ia dha fanellën e titullarit në vetëm një ndeshje kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Përkundër interesimit nga disa klube në verë, Kent vendosi që të qëndrojë dhe raportimet nga Turqia kishin bërë me dije se Mourinho është zemëruar me refuzimin që ai kishte bërë për t’u larguar nga klubi.



Të tjera
Lajme Opinione
Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia
Nga Ramiz TAFILAJ Texas, SHBA
Kosova Lajme
Deputetët e Guxo, “qele gurë gojën”: S’i dalin në përkrahje Vjosa Osmanit
Anise bëjnë pjesë në partinë
Aktuale
Përplasjet Presidencë–Qeveri vazhdojnë, Kabineti i Osmanit publikon videon – Murati reagon ashpër
Polemikat mes Qeverisë dhe Presidencës