Nderim Ibrahimi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe nga kryesia e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër.
Kjo dorëheqje tha se ka ndodhur që disa muaj, por edhe nga sot, tregoi se është larguar si aktivist i LVV-së në Zvicër.
Ai shtoi se tash e tutje mbetet vetëm simpatizant i partisë së kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se nuk dëshiron të jetë “në mesin e disa profiterëve të cilët çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se të njëjtit janë në gjendje të shkelin edhe nëpër kufoma”, vetëm për t’i arritur qëllimet e tyre.
“Edhe njëherë, unë do të mbetem simpatizant dhe votues i Lëvizjes Vetëvendosje! si dhe përkrahës i kryeministrit albin Kurti, por jo edhe i strukturës së tanishme e cila din të injofrojë aktivistët e dalluar, e të cilët nuk përkulen e cilësohen “të padëgjueshëm”, sikur në rastin tim”, shkroi ai ndër të tjera në llogarinë e tij në Facebook.