Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë për Rubikon në Klan Kosova, ka vlerësuar angazhimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në ruajtjen e raporteve Kosovë-ShBA.
Ndonëse ai nuk deshi të komentojë shumë mbi individët, duke thënë se është fushatë zgjedhore, megjithatë ai pati disa fjalë për kandidaten e LDK-së për presidente.
“Dua të them disa gjëra, megjithatë. Presidentja Osmani ka luajtur një rol tejet konstruktiv në marrëdhëniet gjatë presidencës së saj, me angazhimin e saj frekuent me zyrtarët e ShBA-së, me marrëdhëniet poersonale me ata zyrtarë, me mundësinë për t’u angazhuar në çështje të vështira me mua dhe të tjerët, ka qenë një aset me të vërtetë i rëndësishëm”, tha Hovenier.
Ai përmendi po ashtu faktin që suspendimi i dialogut strategjik me ShBA-në, në të cilin tha se kanë punuar gjatë kohës sa ka drejtuar Ambasadën në Prishtinë, “ka ndodhur direkt nën qeverinë në detyrë të Qeverisë Kurti, si pasojë e veprimeve që ka ndërmarrë ajo qeveri”.
Hovenier tha se Kosovës i duhen edhe presidenti, edhe kryeministri edhe qeveria, të gjithë duke punuar në drejtim të njëjtë “dhe shpresoj që Qeveria do t’i priorizitojë marrëdhëniet me Uashingtonin dhe partnerët tjerë të Kosovës, siç është BE-ja, Britania… sepse kur shkohet në drejtime të ndryshme, paguajnë çmimin qytetarët e Kosovës”.
Ai tha se Kosova, me qeveritë e kaluara, ka tërhequr investime të jashtëzakonshme nga ShBA-ja.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është