Në Pressing të T7 ka ndodhur një përplasje në mes gazetarit Baton Haxhiu dhe opinionistit Sadri Ramabaja Haxhiu fillimisht e quajti Kurtin si “politikan primitiv”, në të njëjtën mënyrë e quajti edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Më pas Ramabaja tha se “nuk mund ta quajë Kurtin politikan të padinjitetshëm një gazetar oligark”.
Më pas, Haxhiu e pyeti Ramaban se “pse është oligark”.
“Je ndoshta i vetmi prej gazetarëve që je milioner dhe një gazetar milioner tavolinë me gazetarë me u ulë është e padinjitetshme”,tha Ramabaja
“A ma keni parë konton”, ia ktheu Haxhiu.
“Nuk ka gjë që partia që ti e respekton nuk ka hy dhe me m’i kontrollu. Sadri Ramabaja me gjithë keta oligarke”, vazhdoi gazetari Haxhiu.
Më pas Ramabaja vazhdonte të insistonte që “Haxhiu është milioner”.
E Haxhiu ia përmendi Sadri Ramabajës 32 fushata zgjedhore që i ka kryer në Kosovë e Shqipëri e Maqedoni të Veriut. /Botapress.info