Tash e pse ditë punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” po qëndrojnë përpara Komunës së Prishtinës.
Në lidhje me këtë ka folur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Kompanisë, Ardian Krasniqi.
Ai thotë se kërkesat e tyre mbetet të njëjta.
“Ne kemi pasur takim me Komunën të Premten, mirëpo nuk kemi arritur marrëveshje me Komunën, kërkesat tona janë ato të njëjtat që tashmë i kanë edhe Komuna”, thotë ai.
Krasniqi për Indeksonline thotë se momentalisht janë diku rreth 500 punëtorë që tashmë kanë mbetur pa punë për shkak të kësaj situate.
“Diku janë rreth 500 punëtorë në Prishtinë që për shkak të kësaj gjendje të krijuar kanë mbetur pa punë, mund të them se rrogat tona janë 550 euro’’
Lidhur me protestën e punëtorëve të Kompanisë ‘’Pastrimi’’ është deklaruar edhe Bekim Breatovci-Drejtor i Shërbimeve Publike.
Brestovci thotë se kontrata iu është dërguar të premten për nënshkrim por s’kanë marrë ndonjë përgjigje.
Drejtori thotë se qysh moti si Komunë kanë qenë dhe janë të gatshëm që të gjejnë një zgjidhje me Kompaninë mirëpo për mos arritjen e marrëveshjes fajin e hedh tek Kompania



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się