Kjo jave pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Sugjerohet të vishen rroba me ngjyra të hapura dhe të konsumohet sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë.
E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
E marte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
E enjte – Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme .



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się