Pasi u sigurua se i ka tre deputetë – e rrugës për katër, nëse votat e diasporës dhe ato me kusht i dalin në favor – Fatmir Limaj ndërroi krejt lojën dhe diskursin në skenën kosovare paszgjedhore.
Fatmir Limaj, kryetari i Nisma-s, është rrugës për t’u kthyer në Kuvend të Kosovës pas katër vitesh jashtë jetës parlamentare – dhe këtë e siguroi falë një koalicioni parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt.
Kur numrat i luajtën mirë Limajt, ky i fundit në “Debat Plus” duke u thirrur në “interes nacional” nuk e përjashtoi as Vetëvendosjen – duke bërë deklarata ambige, për shumëkënd të qarta.
Limaj, dikur në luftë për prag, tash u shndërrua në ‘pragun’ edhe të Vetëvendosjes dhe të opozitës për të ndërtuar qeveri.
“Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As nga opozita nuk e përjashtojë që ulem“, tha Fatmir Limaj.
Me këto fjalë shënoi dy shtigje të reja – për çka komentatorë të shumtë politikë thanë se Limaj peshoi pazar të madh në të dyja palët: për pushtetin dhe opozitën.
Limaj u kujdes të saktësojë se NISMA dhe AAK “janë dy parti të ndryshme, të ndara” – çka sinjalizonte se vendimet se ku do të përkasë politikisht i takojnë autonomisht atij dhe jo bllanko e me automatizëm në atë çka ishte pagëzuar për koalicion parazgjedhor.
Ramush Haradiaj, udhëheqësi i këtij koalicioni, ditë para kësaj intervisteje të Fatmir Limajt, kishte deklaruar në “Pressing” të T7, se assesi nuk hyjnë me Vetëvendosjen, madje edhe në skenare hipotetike kur Albin Kurti do t’ua jepte edhe kryeministrin.
Haradinaj pandehte se ky ishte qëndrimi edhe i partnerëve të vet të koalicionit.
Fill pas këtij “fleksibiliteti” të Fatmir Limajt, Haradinaj shkroi në Facebook se “e keqja ka emër, Albin Kurti” – kështu duke i reaguar partnerit të vet zgjedhor, Limajt.
Një nga akterët kyç të AAK-së, Bekë Berisha, foli në termat më të rëndë dhe shpërthyer, duke shkruar si “interesat e ngushta, mos na i shitni për interesa nacionale” – madje duke përdorur edhe terma si “zuzarë të dashur”.
Ardian Gjini, nënkryetar i parë i AAK-së, doli në “Rubikon” të Klan Kosovës, duke u shprehur (më shumë mesazhshëm) se nuk ia merr mendja që Limaj do të devijojë nga kursi i përbashkët.
Gjini pranoi se Limajt “shkaktoi konfuzion, habi” me ato që, sipas tij, ishin “truizma”.
“S’ka ndonjë luhatje në pozicion… do të jemi bashkë, mirëpo deklarata të tilla më të vërtetë shkaktojnë konfuzion. Çka po synon një grupim politik që ka garuar bashkë në zgjedhje? Po besoj që ka me qenë në rregull. Është e vërtetë që ato që i kemi thënë kanë qenë bindje, s’kanë qenë vetëm fushatë elektorale,” u shpreh Gjini.
“Do të mbetemi bashkë si grup në këtë fazë. Unë nuk mund t’i di detajet, njerëzit kanë mendime të ndryshme, por po besoj që nuk ka qenë as momenti as konteksti me i nxjerr tash ende pa u numëruar votat, ende pa u parë qasjet e partive politike,” tha ai.
Vetëvendosja…
Akterë të kësaj partie menjëherë nisën përzbutje të fjalëve karshi Fatmir Limajt, madje edhe due saktësuar binjakizëm ideologjik mes dy partive si