Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka thënë dy javë para se të shkonte në Hagë se partia e tij nuk guxon të ketë kandidat kundër familjes Jashari.
Jashari zbulon se në bisedën e tij me Veselin, ai i kishte thënë se UÇK ka lindur prej familjes Jashari.
“Dy javë para se të shkoj për në Hagë. U pat sqaruar kjo se PDK sa të jetë në Skenderaj nuk guxon të ketë kundërkandidatit ndaj familjes Jashari sepse ne si PDK jemi dal nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Po citoj zoti Veselin. Dhe UÇK është brum, dmth lind, nga familja Jashari. Dhe ne nuk guxojmë të kemi rivalitet apo kundërthënie ndaj kësaj familje apo UÇK-së. Sepse UÇK ka lindur nga kjo familje dhe nuk guxojmë të bëjmë gabime të tilla. Pra këto kanë qenë fjalët e zotit Veseli dhe ka qenë shumë takim miqësor, për të mos thënë vëllazëror”, tha ai.
“Uroj që ata që janë atje të kthehen sa më shpejt dhe të kontribojnë për vendin dhe të vërtetohet se UCK të jetë përjetë ushtri e pastër”, përfundoi ai./Botapress/