Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj ka shprehur shqetësimin për ngërçin politik dhe vonesat në formimin e institucioneve, duke paralajmëruar pasoja serioze nëse buxheti nuk votohet së shpejti.
Ai ka deklaruar se mungesa e buxhetit do të linte pa paga punëtorët e sektorit publik.
“Institucionet të bëjnë zgjidhje nëse ka. nëse punëtorët e arsimit, policia, sektori publik në tërësi mbeten pa paga pas vitit të ri do të krijohet një gjendje e rëndë se shumica e tyre mezi e lidhin muajin me muaj dhe me pagat që i kanë e paramendo nëse mbeten edhe pa to”, u shpreh ai për frontonline.
Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për neglizhencë, duke thënë se si parti fituese ka përgjegjësinë për krijimin e institucioneve.
“Është një neglizhencë e partisë që doli e para. për situatën që është deri tash fajet i ka LVV se ajo e ka obligim t’i krijojë institucionet. Kemi shumë kërkesa nga anëtarësia që s’po kemi ku me i adresuar në mungesë të parlamentit dhe institucionet”, ka deklaruar Jasharaj.



Të tjera
Aktuale
Buxheti i Prishtinës/ Murati i ofron zgjidhje Ramës
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran
Aktuale
MASHTI: Veç në Prishtinë nuk është mbajtur mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe
Aktuale
Pa u formuar qeveria e pa shumicë paralamentare VV cakton për nesër seancë
Nga ora 14:00 është caktuar seanca