“Përshkallëzimi i krizës së sigurisë në veri të Kosovës vazhdon, arrestimi i fundit tregon se politikanët nuk janë në gjendje, apo nuk dëshirojnë, të gjejnë marrëveshje për çështjen kyçe – sigurinë dhe kthimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës”, tha analisti nga Beogradi, Dushan Janjiq
“Kemi arrestimin e të dyshuarit për sulmin ndaj KFOR-it,e kjo do të thotë se kriza ka arritur deri në militarizim. Është një nivel shumë i rrezikshëm, sepse nuk dihet se kur dikush mund të qëllojë dhe të vrasë një nga ushtarët e NATO-s, në një situatë të tillë dhe për çfarë arsye, dhe ky është fillimi i një historie të re për të cilën ne, që i mbijetuam viteve nëntëdhjetë, e dimë se çfarë do të thotë:, thotë analisti Janjiq, sipas të cilit, ai ka frikë se Qeveria e Kosovës ka harruar, por edhe ata në Beograd, se kjo ka pasoja të rënda edhe për Kosovën edhe për Serbinë.
“Hallakam e madhe”: Policia serbe arreston tre policë të Kosovës
I pyetur nëse presionet e bashkësisë ndërkombëtare dhe sanksionet e paralajmëruara do të kontribuojnë në qetësimin e situatës, Janjiq deklaron se sanksionet, pasi të fillojnë të aplikohen, sipas një mekanizmi, nuk e zgjidhin problemin, por krijojnë një të ri.
“Sepse një lidership i përjashtuar, tani le ta marrim parasysh Qeverinë e Kosovës e cila është e përjashtuar nga komunikimet ndërkombëtare, është më e motivuar për të vazhduar luftën e saj”, thotë ai.
Sipas Janjiqit, rrallëherë lidershipi kalon në bashkëpunim, e pra kjo është gjëja e parë.
“Një tjetër gjë është, nëse dikush me të vërtetë dëshiron që kjo krizë të zvarritet për një kohë të gjatë, ai do të kalojë në një regjim sanksionesh. Një gjë mungon gjatë gjithë kohës, ajo është një marrëveshje për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë në veprimet e përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s, Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm Kosovës me mbështetjen e butë të EULEX-it”.
Janjiq deklaron se ka probleme të krimit të organizuar, probleme të njerëzve të armatosur që e bëjnë këtë për dekada.
“ Në përgjithësi, sanksionet nuk do të ndalen, ato nuk duhet të injorohen”.
Janjiq thekson se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes.
“Sepse çdo ushtar i vdekur i KFOR-it, nëse do të ndodhte kjo, është fillimi i një faze në të cilën nuk do të ketë paqe. Prandaj, nuk është çudi që Beogradit i kërkohet tërheqja e ushtrisë në kazermë, për të ulur shkallën e gatishmërisë luftarake dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me njërën palë”.
Ai thotë se në këtë moment, Kurti është i sulmuar, sepse ka udhëhequr politikën e gabuar të reciprocitetit, ka ndërmarrë veprime të njëanshme, ka bërë të pamundur një marrëveshje.
“Megjithëse Beogradi nuk ka treguar shumë dëshirë për marrëveshje, si për strukturat e mbrojtjes civile, rojet e urës dhe të ngjashme, të zëvendësohen me struktura ligjore në të cilat janë përfaqësuesit e komunitetit serb”.
Janjiq shton se nuk është gjetur asnjë model sigurie dhe politika ka dalë jashtë kontrollit.
“Unë shoh që Kosova po ndërmerr veprime të njëanshme. Formalisht ka të drejtë të arrestojë, por ka edhe obligim të mendojë për një kontekst më të gjerë, dhe faktin se rreth asaj pjese të arrestimit janë persona të cilët, nga pikëpamja e Kosovës dhe e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare, përfaqësojnë “forcat para policore”, jo “forcat kriminale”, nuk ka marrëveshje të plotë as në vetë vendet e QUINT-it”.
Janjiq deklarons e për papërgjegjshmërinë apo dështimin e politikës, ende fajësohet Kurti, siç do të jetë një ditë Beogradi dhe Vuçiqi, si dhe mosmarrëveshjet brenda Quint-it./RTK