Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar sërish përmes një mesazhi të dërguar në adresën elektronike zyrtare të Presidencës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në fotografinë të cilën e ka siguruar Gazeta Sinjali, shihet se çfarë mesazhi kërcënues i është dërguar asaj.
“Janë nis me të vra ku** dhe shpihunat e Serbisë, polici shka janë me armë të kontrabanduara”, thuhet në mesazhin kërcënues i cili siç mëson Gazeta Sinjali, ka arritur në adresë të presidentes Vjosa Osmani.

Ndryshe edhe javë më parë presidentja Vjosa Osmani ishte kërcënuar po ashtu përmes adresës zyrtare të institucionit që ajo drejton.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, ishte shkruar në mesazhin e mëhershëm kërcënues.
Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e kryerësit të mundshëm të kësaj vepre.



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina