Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, e marrë fjalën dhe për 15 minuta ka folur për jetën e tij para Prokurorisë Speciale.
Ai ka treguar se si është rritur një familjen e tij në Negrovc, duke zbuluar për shkollimin që kanë bërë vëllezërit dhe motrat e tij.
Krasniqit tutje ka treguar se kur ishte 5 ose 6 vjeç, në kohën kur mblidheshin armët, babai i tij ishte rrahur nga struktura e atëhershme. Por përveç kësaj, ai ka treguar se babai i tij e më së rëndi e ka përjetuar arrestimin e tij.
Më tutje ai ka treguar për studimet e historisë që ka kryer, dhe për punën e mësuesit që e ka bërë.
“Por, isha i vetëdijshëm se të gjitha dijet e botës, nuk do ta ndihmonin popullin tim”, tha Krasniqi para Prokurorisë.
Krasniqi ka përmendur edhe protestat e studentëve të vitit 1981.
“Atë kohë u ushtrua dhunë edhe ndaj meje. Kam përjetuar tmerrin që nuk përshkruhet më fjalë. Duart dhe këmbët gjithmonë i kisha të ënjtura. Jam dënuar dy herë. Një herë më 14 vjet dhe pastaj më 15 vjet burg”.
“I përmenda torturat ndaj meje, sepse asnjë prokuror nuk ka qenë as objekt kritike në shkrimet e mija – i kam lënë ti mbrejë ndërgjegja ata”.
“Unë Jakup Krasniqi i urrej vrasjet dhe dhunën dhe asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë një asnjë vrasje, në asnjë burgojse”, tha Krasniqi, shkruan Gazeta Botapress.