Botapress, 29 Prill -Ky grup ekspertësh përbëhet nga Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi dhe së shpejti këtij grupi pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala.
Ndërsa sa i përket pagesës, ky grup do të paguhet nga Ambasada e Norvegjisë nëpërmjet një memorandum mirëkuptimi që Grupi për Ballkan (BPRG ) ka nënshkruar më 22 prill me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Gazeta Insajderi, merr vesh nga burimet e saj se ky ekip pritet të paguhet 3500 euro neto, pa meditje nga Ambasada e Norvegjisë.
Sipas Grupit për Ballkan ekspertët e angazhuar ofrojnë ekspertizë, mbështetje profesionale dhe përmbajtjesore për procesin e dialogut, dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog.
Kujtojmë se Qeveria e kaluar kishte paguar koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni nga paratë e shtetit.
Hyseni ishte paguar sa një zëvendësministër.
“Paga është e barasvlershme me pagën e zëvendësministrit sipas praktikave me raste të ngjashme. Ndihmësit, asistentët profesionalë të përkohshëm të koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë sipas vendimit të qeverisë të datës 2 korrik 2020, kompensohen ngjashëm me pozitën e asistentit/es të kryeministrit”, kishte thënë asokohet ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
Kujtojmë se paga bruto e një zëvendësministri është 1,150 euro.