Agim Shanini nga Aleanca Kosovare e Biznesit tha se arsyeja kryesore se pse qytetarët e Kosovës këtë vit s’po e zgjedhin Shqipërinë për pushime është për shkak të liberalizimit të vizave.
Ai thotë se pushuesit nga Kosova janë stepur edhe nga ngritjet e çmimeve në bregdetin shqiptar.
“Arsyet janë liberalizimi i vizave që kanë mundësin të lëvizjes të lirë në shtetet e tjera. E dyta janë oferta konkurruese më të mira, në krahasim më Shqipërinë dhe e treta kosovarët zgjedhin edhe vendet e tjera, por shtrenjtim i ofertave dhe konkurrenca e dobëte në Shqipëri kanë zgjedhur që të vizitojnë vendet e tjera për pushime”, theksoi Shahini.
Shahini ka bërë të ditura disa statistika që janë bërë në Aleancën Kosovare të Biznesit, ku është bërë e ditur se 55% e qytetarëve marrin kredi për deti.
“AKB është në fazën e publikimit të një hulumtimi ‘Vera 2024’, pjesën e parë e cila është publikuar, ku është dal se 57% e qytetarëve të Kosovës kanë mundësi të shkojnë në pushime së paku një herë brenda vitit, kurse 55% kanë deklaruar se nuk i kanë mundësitë për pushime por, ato mund të i bëjnë me kredi, huazime borxhe dhe forma të tjera”, deklaroi ai.
Shqipëria ka qenë destinacioni kryesor i shtetasve nga Kosova për shkak të afërsisë, por edhe pamundësisë për të udhëtuar në vendet e BE-së. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023 nga Kosova kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind sa i takon vitit 2022. Hyrjet e shtetasve nga Kosova zunë 43% të totalit të shtetasve të huaj. Këta të fundit në 2023-n arritën rekord, duke e kaluar shifrën e 10 milionë.
Të tjera
Aktuale
Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 për qind në vitet 2025 dhe 2026
Banka Botërore ka parashikuar se rritja
Aktuale
Pauza që po ‘dëmton’ shërbimin, ankohen qytetarët për pritje të gjata në Stacionin Policor
Në Stacionin Policor – Qendra, ka
Aktuale
Rryma është shtrenjtuar në Kosovë, por jo edhe në veri, deklarohet ZRrE
Rryma është shtrenjtuar për 16.1% krahasuar