Kandidari i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës është emër i njohur jo vetëm ne Llap. Të gjithë e njohin Doktor Ekremin. Dhe kur përmendet emri i tij, merret parasysh biografia dhe aktiviteti i devotahëm i Dr.Ekrem Hysenit.
Po kush është dr. Ekrem Hyseni?
Ekrem Hyseni, Kandidat për Kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ëahre mjek me peofesion në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, dhe ushtrues i funksionit të udhëheqësit të Degës së LDK-së për Podujevë.
Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e vitit 2019 – 2021.
I lindur në Batllavë të Podujevës me prejardhje nga një familje e mirënjohur për veprimtari patriotike dhe sakrifica për kauzën kombëtare.
Nip i familjes së njohur Demë Ahmeti
nga Llapi. Pjesëmarrës në Luftën Çlirimtare të Kosovës bashkë me vllaun, i cili ra dëshmor.
Nxënës e student i dalluar në Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar në Tiranë, Shqipëri, për të vazhduar me specializim në onkologji jashtë Kosovës në disa institucione kredibile.
Pranues i mirënjohjeve ndërkombëtare për punë shkencore dhe ish anëtar i Rotary Club Prishtina International.
Drejtor i Klinikës së Onkologjisë në periudhën 2015 – 2019. Pjesëmarrës dhe prezantues në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare në fushën e mjekësisë.
Poliglot me njohuri të rrjedhshme të gjuhëve angleze dhe gjermane, si dhe me aftësi komunikimi në gjuhët italiane, frënge, kroate si dhe japoneze. Me pasion jetësor për zhytjen, notin dhe biciklizmin.
Bashkëshorti i Luljetës, dhe babai i Elës, Borës dhe Valksit.
Prandaj llapjanë, mos u lodhni me dalë dy herë në zgjedhje: Jepjani votën më 17 Tetor ju votues të komunës së Podujevës dhe kryni punë me të parën, më 18 Tetor e keni dr.Ekrem Hysenin kryetar të Podujevës, percjell Botapress.info