Sot do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores Burbuqe Berisha.
Varrimi i saj do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Para kësaj, do të mbahet mbledhje komemorative të organizuar nga Kolegji AAB në teatrin “Faruk Begholli” me fillim të orës 10:00. Pastaj nga ora 12-14, nën organizimin e MKRS, mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar.
Poashtu, ditën e premte, me 29 tetor, në orën 11:00, në Teatrin Kombëtar, nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, mbahet mbledhja komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së regjisores Berisha, kanë njoftuar familjarët e saj, transmeton Klankosova.tv.
Buqja ndërroi jetë dje në objektin e Ministrisë së Kulturës, në moshën 51 vjeçare, percjell Botapress.info