Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kamenicë, ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.
AAK në këtë komunë do të garojë me kryetarin e degës dhe nënkryetarin e Komunës, Faton Jakupi. “Me vendim dhe vota unanime të Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dardanë, u vendos që kryetari Faton Jakupi të jetë kandidati ynë për Kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti”, thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë: