Sipas burimeve të Gazetës Express, nëse s’do të ketë marrëveshje për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian pritet të marrë vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës të hënën, shkruan Gazeta Express.
Vendimi për sanskione pritet të merret në takimin e Këshillit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, që do të mblidhet më 26 qershor.
Siç është konfirmuar edhe në agjendën zyrtare të këtij takimi, çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë temë diskutimi.
Bashkimi Evropian ka disa ditë që ka propozuar planin e tyre tre pikësh, që kërkon kryerje të detyerave nga kryetarët e komunave veriore në objekte alternative, reduktim të policisë në objekte të komunave dhe gjithashtu nga Serbia heqjen dorë nga përkrahja e grupeve radikale dhe organizim të zgjedhjeve të reja.
Këtë plan tre pikësh të BE-së e përkrah edhe SHBA, duke konsideruar se është rruga më e mirë përpara. Kryeminsitri Kurti ka zhvilluar sot takim në Bruksel me Borell, nuk dihet ende se cili do të jetë rezultati. Borell pritet të flasë para mediave
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/06/foto-teksti-1-974x600.png)