Ja kur do të hapet pishina e Gërmisë

Pavarësisht që ditët e nxehta kanë filluar dhe shumë qytetarë të Kosovës po ia mësyjnë bregdetit shqiptar, pishina e Gërmisë ende nuk është hapur për qytetarët e Prishtinës.

Por, hapja pritët të bëhet në ditët e fundit të muajit qershor.

Kryeshefi i ndërmarrjes “Sport Marketing” në Komunën e Prishtinës, Bardh Krasniqi ka bërë të ditur se pishina është gati të nis sezonin veror dhe pritet të hapet më 20 deri më 25 qershor.

“Pishina pritet të hapet prej 20 – 25 Qershor, për shkak se jemi duke i kryer disa renovime dhe mbushja ka filluar, e tash varet koha e hapjes për shkak të këtyre dy faktorëve”, u shpreh Krasniqi.

I pyetur për çmimet, Krasniqi ka thënë se çmimet do të jenë si të vitit të kaluar.

“Jo çmimet nuk do ndryshojnë, do të vazhdojmë me çmimet e njëjta”, njoftoi Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur edhe stafin që e mirëmban pishinën, duke theksuar se numri i shpëtimtarëve shkon deri në 10 për sigurinë e qytetarëve.

“Stafi i mirëmbajtjes do të variojnë prej 5 – 7 persona, ndërsa numri i shpëtimtarëve do të jetë 8 – 10 ashtu siç ka qenë gjithmonë”, shprehet Krasniqi.

Kryeshefi Krasniqi thotë se këtë vit do të ketë risi në Pishinën e Gërmisë, ku qytetarët do të përfshihen në shumë evente artistike e kulturore.

“Risi janë investimet e reja qe janë bërë thuajse në të gjitha hapësirat përcjellëse, ndërsa këtë vit do të kemi shumë më shumë evente artistike, kulturore dhe për fëmijë në baza javore”, përfundoi Krasniqi për “Front Online”.

Pishina e Gërmis frekuentohet nga një  numër i madh vizitoresh, sidomos ditëve  të  fundjavës.

 

Të tjera

Lajme

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

  Presidentja Osmani, përmes një video-inçizimi,

Lajme

Disa fjalë të mira për Hyre Tejecin – Zëri i fjalës së lirë dhe angazhimit qytetar 

Nga XHAVIT ÇITAKU  Në një kohë kur politika kosovare ka nevojë për më shumë integritet, dije dhe ndjeshmëri ndaj  qytetarit, kandidatura e Hyre Tejecit për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga  Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) paraqet një alternativë serioze dhe me vlera të  qëndrueshme demokratike. E njohur për publikun si gazetare, publiciste dhe krijuese e angazhuar, Hyre Tejeci ka ndërtuar