Të nderuar përfaqësues të mediave, më poshtë mund të gjeni vendet dhe kohën e votimit të Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të tetë kandidatëve të PDK-së për Kryetarë të Komunave.
– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, voton në ora 11:00, në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
– Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, voton në ora 10:00 në Qendrën e Votimit 2001A- Shkolla e Mesme “Remzi Ademaj” Prizren, vendvotimi 2001A/06D.
– Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, voton në ora 10:00, në Shkollën “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë.
– Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, voton në ora 10:00, në Shkollën “Mustafë Venhari”, në Vushtrri.
– Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, voton në ora 10:00 në Shkollën e Mesme “Naim Frashëri”, në Shtime.
– Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, voton në ora 11:00, në fashtin Lubizhdë në Malishevë.
– Kandidati i PDK-së për Kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, voton në ora 10:30 në Kaçanik të Vjetër.
– Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Klinës, Esat Raci, voton në ora 10:00 në fshatin Jashanicë e Ulët, në Klinë.
– Kandidati i PDK-së për Kryetar të Dragashit, Shaban Shabani,
voton në ora 11:00 në shkollën “28 Nëntori” në Brodosanë.
Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës, do të mbajë të dielën (nesër), më 14 nëntor 2021, konferenca për media në Selinë Qendrore të PDK-së dhe paraprakisht do të njoftoheni për kohën e mbajtjes së tyre.
Me respekt
Zyra e Komunikimit